image Afër 200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Afër 200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 181 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka njoftuar se prej tyre 168 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 69 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë;

Spitali i Prizrenit,14 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë;

Spitali i Pejës, 13 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 13 pacientë.

/GazetaSinjali/