image Afër 200 kandidatë i nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit

Drejtësi

Afër 200 kandidatë i nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit

news image

Në qytetin e Vushtrrisë, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike po mbahet testi me shkrim i kandidatëve, të cilët kanë kaluar testin kualifikues për prokurorë të shtetit.

Përmes një njoftimi për media nga Këshilli Prokurorial i Kosovës është bërë e ditur se në kuadër të këtij procesi rekrutues të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore, morën pjesë 180 kandidatë, prej të cilëve 62 kandidatë janë gra.

Procesi i rekrutimit të prokurorëve ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021./GazetaSinjali/