image Afër 17 mijë testime në Kosovë, kjo është komuna më e prekur nga koronavirusi me 120 raste aktive

Shëndetësi

Afër 17 mijë testime në Kosovë, kjo është komuna më e prekur nga koronavirusi me 120 raste aktive

news image

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 16 mijë testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 08 qershor, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së hënë janë shëruar edhe 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 912.

Komuna më e prekur nga koronavirusi është Vushtrria, e cila ka 120 raste aktive, pastaj është Prizreni dhe Ferizaj.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti. /Gazeta Sinjali/