image Afati drejt fundit për aplikimin e 100 eurove – thirrje për studentët dhe punëtorët privatë

Siguri

Afati drejt fundit për aplikimin e 100 eurove – thirrje për studentët dhe punëtorët privatë

news image

Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh, pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Kjo masë përfshin studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik, të cilët ende kanë mundësi të aplikojnë brenda ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë thirrje që qytetarët e interesuar të mos e humbin afatin dhe të sigurohen që të dhënat e tyre të jenë të sakta gjatë aplikimit, në mënyrë që procesi të përfundojë me sukses.

Sipas njoftimit, studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit privat përmes formularit të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës.

Autoritetet kanë theksuar se kjo mbështetje financiare synon lehtësimin e barrës së inflacionit dhe ndihmën direkte për kategoritë e përfshira në këtë masë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/