image Aeroporti i Prishtinës njofton për fluturimet në ditët e fundit të muajit maj

Kosovë

Udhëtimet/ Aeroporti i Prishtinës njofton për fluturimet në ditët e fundit të muajit maj

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës “Adem Jashari” ka njoftuar se deri në fund të këtij muaji, do të ketë edhe tri fluturime.

Fluturim nga aeroporti do të ketë nesër nga ora 09:20 nga Prishtina në Zurich.

Poashtu, nga ora 18:05 do të ketë fluturim për në Milano.

Me 30 maj do të ketë fluturim në Gjermani, përkatësisht në Dusseldorf nga ora 10:35.

“Vëmendje: Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet”, shkruhet në njoftim.

Më tutje, Aeroporti u lutet qytetarëve për mirëkuptim që pë dokumentet e udhëtimit të drejtohen tek autoritetet relevante.


“Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare” thuhet në njoftimin e Aeroportit./ Gazeta Sinjali/