image Aeroplani ku ndodhej edhe shtetasja shqiptare e evakuuar nga Kina pastrohet kimikisht

Rajon

Rajoni/ Aeroplani ku ndodhej edhe shtetasja shqiptare e evakuuar nga Kina pastrohet kimikisht

news image

Ekspertët turk të pastrimit kanë bërë pastrimin kimik, biologjik, radiologjik dhe nuklear nga brenda dhe jashtë të aeroplanit, përmes të cilit u bë kthimi i 42 qytetarëve të nacionaliteteve të ndryshme nga Wuhani i Kinës, me urdhrin e shtetit turk, bën të ditur Ministria Kombëtare e Mbrojtjes e Turqisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të njoftimit që vie nga Ministria e Mbrojtjes turke, procesi i rafinimit të aeroplanit që ka filluar mbrëmë ka përfunduar pak orë më parë.

“Procesi i pastrimit të aeroplanit tonë të pasagjerëve nga Wuhan, Kinë, që filloi natën e kaluar, ka përfunduar. Specialistët tanë të KBRN kanë rafinuar plotësisht brendinë dhe pjesën e jashtme të avionit.”, thuhet në njoftimit e Ministrisë.

Aeroplani i cili bartte 42 pasagjerë në total, në mesin e të cilëve edhe një shtetase shqiptare, ka ateruar dje rreth orëve të mbrëmjes  në aeroportin Etimesgut të Ankarasë.

Institucionet turke kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka shenja të prekjes nga koronavirusi në asnjërin prej pasagjerëve. /Gazeta Sinjali/