image Adriana uron gratë për 8 Mars: "Gjallnoni, veshnu e ndreqnu, ni burrë tradhtar nuk ju duhet sen"

Sociale

Adriana uron gratë për 8 Mars: “Gjallnoni, veshnu e ndreqnu, ni burrë tradhtar nuk ju duhet sen”

news image

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka shkruar disa fjalë për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi është shprehur se lumturia është të jesh e lirë, e pavarur dhe e suksesshme.

Adriana thotë se një burrë i dhunshëm e tradhtar nuk i duhet asgjë, asnjë gruaje.

“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme! Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen. JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike.

Mos duroni, po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu. Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot. Gezuar per ton jeten zemrat e mia!”

/GazetaSinjali/