Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një personazh tejet i ndjekur në rrjetet sociale.
Krahas angazhimeve në sferën politike, deputetja e Kuvendit të Kosovës shpesh publikon imazhe e video nga përditshmëria.
Biondja së fundmi mori vëmendje me një fotografi të re, në të cilën duket elegante me fustan të zi e doreza.
Në foton që ka shpërndarë me mbi 100 mijë ndjekësit, 42-vjeçarja shfaqet duke e bërë shqiponjën.
Pavarësisht moshës, Matoshi eksperimenton në masë të madhe për veshjen nëpër paraqitje të ndryshme.
Ajo muaj më parë njoftoi se do të jetë në rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”.