image “Adria Airways” anulon të gjitha fluturimet, dyshohet për falimentim

Kosovë

Dështim/ “Adria Airways” anulon të gjitha fluturimet, dyshohet për falimentim

news image

Kompania ajrore sllovene “Adria Airways” ka anuluar të gjitha fluturimet në Prishtinë dhe rajon.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, një agjente e shitjes e kësaj kompanie në Prishtinë e cila ka theksuar se “Adria Airways” është në prag të falimentimit.  

“Nuk kemi asgjë zyrtare, fluturimet janë suspendu sot edhe nesër deri në një vendim final që po presim me u marr sot. D.m.th janë suspendu të gjitha fluturimet në Prishtinë, Slloveni dhe në  rajon”, ka theksuar agjentja e lajmëruar në numrin zyrtar të kësaj kompanie që deshi të mbetej anonim.

Ajo theksoi se sa u përket udhëtarëve që tashmë i kanë blerë biletat e kësaj kompanie, po mundohen që t`i orientojnë përmes kompanive të ndryshme me qëllim që të mos presin nëpër aeroporte.

“Udhëtarët që i  kanë blerë biletat po ju ofrojmë zgjidhje me kompanitë tjera. Ata  që janë për Slloveni po shkojnë në Shkup prej Shkupit në Zagreb. Këto destinacionet që janë për Evrope dhe tutje po i orientojmë me kompanitë tjera.

Agjentja e shitjes bëri të ditur se numri i udhëtarëve që i kanë blerë biletat në Kosovë nuk është i madh dhe se, sipas saj, ata kryesisht janë të rehatuar.

“Kanë mbetur këta që e kanë pasë destinacionin final në Lubjanë. Kush po pajtohet me shku Zagreb- Shkup po e merr këtë linjë, kush nuk po pajtohet po i kthehen të hollat”, ka theksuar agjentja e shitjes së kompanisë ajrore “Adria Airways” në Prishtinë.

Më herët, Gazeta Sinjali ka pranuar disa fotografi nga një sinjalizues që  ka rënë pre e kompanisë ajrore “Adria Airways” dhe që gjendet në aeroportin e Lubjanës.

Gazeta Sinjali merr vesh se probleme të tilla nga kjo kompani ajrore ka pasur gjatë tërë javës.  Duke qenë se vetë zyrtarët e kompanisë thonë se  “Adria Airways”, rekomandohen udhëtarët që të mos bien pre e mashtrimeve duke blerë bileta.

Adria Airways është kompani ajrore sllovene e cila ka operuar në shtete të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Kjo kompani ka më shumë se pesëdhjetë e gjashtë vjet përvojë në fluturimet charter dhe në fluturimet e rregullta. /Gazeta Sinjali/