Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Adem Grabovci është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht nga Gjykata e Apelit lidhur me rastin “Pronto”, raporton Gazeta Sinjali.
Grabovcit i është shqiptuar dënimi unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, por i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve.
Gjykata e Apelit ia ka hequr Grabovcit të drejtën për t’u zgjedhur dhe ia ka ndaluar ushtrimin e funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik për 2 vjet.
Apeli i ka dënuar edhe Ilhami Gashin e Sadat Gashin në të njëjtin rast.
Ilhami Gashi u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim me kusht, ndërsa Sadat Gashi me 8 muaj burgim me kusht. /Gazeta Sinjali