image Adelina Tahiri uron dashurinë e parë për datëlindje!

Bota e Yjeve

Showbiz/ Adelina Tahiri uron dashurinë e parë për datëlindje!

news image

Këngëtarja e njohur njëkohësisht shumë e përfolur shqiptare, Adelina Tahiri së fundmi ka vendosur të urojë për datëlindje dashurinë e saj të parë.

Këngëtarja këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 399 mijë ndjekës.

“Urime ditelindjen babi jem ma i miri ne bot ! Ti me mesove te jem e fort, ti me mesove te luftoj , ti me mesove te dua! Mos harro per mua dashuria e par ishe ti 🙂 tdon Adelina jote vogël.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

https://www.instagram.com/p/B1YTGRYo1au/

Në fotografinë e publikuar shihen babai i këngëtares me djalin e saj Jonin, transmeton Sinjali.

Ndryshe, Adelina është duke shijuar suksesin e këngën së fundit “Përgjithmonë” që e ka publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi 666 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/