Këngëtarja e përfolur shqiptare, Adelina Tahiri ka bërë një urim të veçantë për datëlindjen e parë të djalit të saj, Jonit.
Artistja këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
“Faleminderoj Zotin qe te kam. Urime ditelindjen e pare JETA MaMiT. Shendeti dhe lumturia qofshin gjithmone me ty”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet në plazh duke mbajtur Jonin në krahë.
Kujtojmë se Adelina është martuar në vitin 2017 me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov. Çifti kanë vetëm një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon dhe që sot feston datëlindjen e tij të parë./Sinjali/