Spektakli i shumëpërfolur “Ferma VIP” ka nisur mbrëmjen e sotme me një ndryshim të papritur në panelin e opinionistëve.
Në krah të moderatores Luana Vjollca, nuk ka qenë formacioni i zakonshëm me Zhaku dhe Kastro Zizo, pasi ky i fundit ka munguar.
Në vend të tij, publiku është surprizuar nga një emër i madh i artit dhe skenës shqiptare – Adelina Ismajli. Këngëtarja ikonë është bërë pjesë e studios sonte, duke marrë rolin e opinionistes përkrah Luanës dhe Zhakut.
Adelina, e njohur për karizmën dhe mendimin e saj të drejtpërdrejtë, vetëm pak muaj më parë ishte anëtare jurie në “Albania’s Got Talent”, ku pritet të rikthehet edhe në sezonin e ardhshëm të spektaklit, që do të nisë pas disa muajsh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!