image Adele rikthehet pas 5 vjetësh me “Easy on me”

Muzikë

Adele rikthehet pas 5 vjetësh me “Easy on me”

news image

Rikthimi i Adele, pas 5 vjetësh, tashmë është i sigurt. Këngëtarja njoftoi në profilin e saj në Instagram me një video të shkurtër bardh e zi, për publikimin e këngës, më 15 tetor.

Ylli i popit postoi një klip 21 sekonda në Twitter, duke vendosur një kasetë që mbante titullin e këngës, Easy On Me.

Klipi u shikua pesë milionë herë në orën e parë në Twitter dhe Instagram, një shifër që ishte dyfishuar deri në fund të ditës. Klipi është xhiruar në qytezat lindore kanadeze në shtator.

/GazetaSinjali/