Këngëtarja britanike Adele ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me ndryshimin e madh në pamjen e saj fizike.
Artistja, e cila u bë e njohur në mbarë botën për zërin e saj të fuqishëm, raportohet se ka humbur rreth 45 kilogramë gjatë dy viteve të fundit, duke pësuar një transformim të dukshëm.
Adele ka treguar më herët se aktiviteti fizik e ka ndihmuar jo vetëm në ndryshimin fizik, por edhe në përballimin e ankthit dhe përmirësimin e mirëqenies së saj mendore.
Ndërkohë, pas një periudhe larg skenës, këngëtarja britanike thuhet se ka nisur punën për projekte të reja muzikore, duke rritur pritshmëritë për një rikthim të mundshëm.

Paraqitja e saj e fundit në Londër ka nxitur spekulime mes fansave se Adele mund të jetë duke përgatitur një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!