image Action Bronson pjesë e “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë

Bota e Yjeve

Action Bronson pjesë e “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë

news image

Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë.

Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit.

“Sunny Hill” në Shqipëri vjen pak javë pas këtij të fundit që u mbajt në Prishtinë, ndonëse Action ka qenë pjesë e “Sunny Hill” në vitin 2018.

Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe për dy netë të tjera, 27 dhe 28 gusht, do të performojnë yje të shumtë.

/GazetaSinjali/