image AC Milan arrin fitore, çelësi i suksesit është Ibrahimovici

Futboll

AC Milan arrin fitore, çelësi i suksesit është Ibrahimovici

news image

AC Milan ka arritur fitore në përballjen e parë për këtë sezon në Serie A, në ndeshjen e luajtur kundër Bolognas.

Vendasit arritën të dalin nga kjo ndeshje me tri pikë, pas dy golave të shënuara nga Ibrahimovic, shkruan Sinjali Sportiv.

Ibrahimovic arriti ta shënonte golin e epërsisë në minutën e 35-të.

Kurse, e dyfishoi epërsinë me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 50-të.

Ndërsa, Bologna nuk arriti që të marrë pikë në këtë ndeshje, që ishte po ashtu e para për ta në këtë sezon.

/Sinjali Sportiv/