image Abuzimi seksual i motrave të mitura në Skenderaj, Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit

Siguri

Abuzimi seksual i motrave të mitura në Skenderaj, Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit

news image

Tre të dyshuarit e përfshirë në rastin e sulmit seksual ndaj dy vajzave të mitura në Skenderaj, tashmë janë dërguar në paraburgim. Gazeta Sinjali ka raportuar me detaje për këtë rast, ku viktima janë dy vajza të mitura të moshës 11 dhe 12-vjeçare. Ato dyshohet se u sulmuan seksualisht nga dy të rinj, në shtëpinë e të dyshuarës tjetër. Ndaj tyre, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës së sigurisë, raporton Sinjali

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë  njoftuar se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit, për 30 ditë.

Por kush janë të dyshuarit dhe cilat ianë detajet e rastit?

Sinjali ka publikuar emrat e personave të dyshuar për këtë rast dhe bëhet fjale për 23-vjeçaren, Arjeta Smajli dhe dy familjarët e saj, Bledar Jashari 22-vjeç dhe Anton Smajli 30-vjeç.

E dyshuara i kishte ftuar dy vajzat në banesë më 2 shtator, ku ndodheshin edhe dy familjarë të saj të rritur, të cilët dyshohet se sulmuan seksualisht dy motrat.

Rasti u zbulua pas denoncimit të babait të vajzave, i cili ka njoftuar Policinë se të bijat e tij janë ngacmuar e sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/