image Abuzimi me drogën: Policia i kap në flagrancë me marihuanë dy të rinj në Prishtinë

Siguri

Abuzimi me drogën: Policia i kap në flagrancë me marihuanë dy të rinj në Prishtinë

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar për kontroll dy të rinj.

Sinjali ka mësuar se pas kontrollit policor, te dy të dyshuarit është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Për pasojë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/