image Abuzimi me drogën: Policia e kap në flagrancë me narkotikë 24-vjeçarin në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Siguri

Abuzimi me drogën: Policia e kap në flagrancë me narkotikë 24-vjeçarin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit policor, te një 24-vjeçar, Policia ka arritur të gjejë një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për pasojë, shoferi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga që iu gjet është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/