image Abuzimi me drogën, kapet në flagrancë me marihuanë e kokainë 40-vjeçari në Gjakovë

Siguri

Abuzimi me drogën, kapet në flagrancë me marihuanë e kokainë 40-vjeçari në Gjakovë

news image

Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Gjakovë, ku Policia ka ndalur një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit policor, te 40-vjeçari i dyshuar, Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanën dhe kokainë.

Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/