image Abuzimi me drogën: I riu në Prizren kapet me marihuanë dhe kokainë, përfundon në mbajtje

Siguri

Abuzimi me drogën: I riu në Prizren kapet me marihuanë dhe kokainë, përfundon në mbajtje

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ndodhi së fundmi edhe në Prizren, ku një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari u kap në rrugën “Enver Haradinaj” nga një patrullë policore dhe gjatë kontrollit iu gjetën substanca narkotike, marihuanë dhe kokainë – si dhe një peshore digjitale.

Pas arrestimit, Policia ka bastisur edhe një lokal në Xërxë të Rahovecit, pronë e familjes së të dyshuarit, por nuk ka gjetur sende të kundërligjshme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/