Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa i cili sot në përplasjen në Kuvend u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “ta heki kryt”, shkruan Gazeta Sinjali.
Abrashi, ka thënë se me këtë PDK-ja po tregon për rolin si opozitë që e ka.
“Dojnë të na heqin kokat. Ky na qenka opozitarizmi i PDK-së ndaj pushtetit”, shkroi Abrashi në Facebook.
Beqa u deklarua më vonë për këtë deklaratë të tij dhe për agresionin e treguar në Parlament, duke thënë se veproi “nën afekt”. /Gazeta Sinjali/