Lumir Abdixhiku, deputeti nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se kjo parti ka marrë vendim gjatë mbledhjes së sotme që nuk do të lëshojnë postin e kryeministrit, pavarësisht ndonjë koalicioni eventual, shkruan Sinjali.
Abdixhiku, ka thënë se Osmani është zgjedhur si kandidate e LDK-së pa asnjë kundërshtim.
“Nuk ka pasur asnjë votë kundër as ndonjë abstenim”, ka thënë ai.
Më tutje Abdixhiku ka thënë se LDK ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme se pavarësisht koalicioneve, kjo parti politike nuk do të dorëhiqet nga posti i kryeministrit.
“Vendimi i dytë që është marrë se para apo pas zgjedhjeve në asnjë formë nuk e negociojmë postin e kryeministrit sepse mënojmë që jemi partia më e madhe”, ka deklaruar ai.
“Vendimi tjetër është po ashtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PDK”, ka deklaruar Abdixhiku./Sinjali/