image Abdixhiku tregon se kur do të lëshohet për qarkullim rrethrrotullimi në Veternik

Kosovë

Punimet/ Abdixhiku tregon se kur do të lëshohet për qarkullim rrethrrotullimi në Veternik

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot punimet në rrethrrotullimin në Veternik të Prishtinës, nga ku tha do të përshpejtojnë punimet dhe në fillim të marsit të lëshohet rruga për qarkullim.

Zijadin Mehmeti, menaxher i projektit, tha se planifikojnë në fillim të marsit të aktivizojnë aksin kryesor, por shtoi se varet nga kushtet atmosferike. /Gazeta Sinjali/