Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur përfaqësuesit e organizatorëve të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe miqësi ndërkombëtare, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të miqve amerikanë gjatë gjithë periudhës sfiduese të Kosovës.
Tutje shtoi se Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik, një vend ku dallimet kalohen për hir të paqes dhe mirëkuptimit.
“Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik – vend ku dallimet tejkalohen për hir të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë për tjetrin. Në këtë frymë u ndërtua miqësia Kosovë–SHBA. Dhe në këtë frymë duhet ta ruajmë e ta thellojmë. LDK, si partia që e vendosi raportin tonë me Perëndimin në themel të identitetit shtetëror të Kosovës, do të vazhdojë të jetë ura e këtij bashkëpunimi të shenjtë. Do të jemi gjithnjë falënderues e gjithnjë të angazhuar për ta ruajtur këtë aleancë, si pasuri të popullit tonë”, përfundoi Abdixhiku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit