image Abdixhiku takohet me Ahmetin, i premton përkrahje për Prishtinën

Kosovë

Politikë/ Abdixhiku takohet me Ahmetin, i premton përkrahje për Prishtinën

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në vizitën e parë në Komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për të trajtuar kryeqytetin me prioritet.

“Ministri premtoi se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është ministria që ai udhëheq”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tutje, ministri ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti./Gazeta Sinjali/