Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, shkruan Sinjali.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me sulme të tilla Muhaxherin nuk mund ta ndalin as ta frikësojnë.
Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i dënojnë fajtorët.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku.