image Abdixhiku përkujton Agim Kikajn: Një veprimtar i devotshëm që i dha vendit gjithçka

Politikë

Abdixhiku përkujton Agim Kikajn: Një veprimtar i devotshëm që i dha vendit gjithçka

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar me nderim veprimtarin dhe politikanin Agim Kikaj në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, shkrun Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e Kikajt, duke e cilësuar atë si një njeri të ndershëm, një politikan me integritet dhe një veprimtar të palëkundur të LDK-së.

“Sot kujtojmë me nderim Agim Kikajn, një figurë të dalluar të angazhimit politik, një veprimtar të paepur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe mbi të gjitha, një njeri të ndershëm që i dha vendit gjithçka që kishte,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai theksoi se Kikaj nuk e pa politikën si privilegj, por si përgjegjësi, duke shërbyer me përkushtim si kryetar i Komunës së Podujevës dhe më pas si deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Agimi ishte më shumë se një politikan; ai ishte një veprimtar i devotshëm, një udhëheqës i përkushtuar dhe një njeri i thjeshtë që besonte thellësisht në vlerat e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë,” shkroi Abdixhiku.

Agim Kikaj ndërroi jetë në mënyrë të papritur më 18 maj 2017.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/