image Abdixhiku për takimin me Kallas: E njoftova mbi krizën politike në vend dhe idenë e qeverisë kalimtare

Politikë

Abdixhiku për takimin me Kallas: E njoftova mbi krizën politike në vend dhe idenë e qeverisë kalimtare

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi për takimin me Shefen e Diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ku tha ta ketë njoftuar për krizën politike aktuale në vend dhe idenë e tij për një qeveri kalimtare gjithpërfshirëse “si ide e vetme funksionale sot”.

Mes tjerash, Abdixhiku tha t’i ketë theksuar edhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të vendosura gati se dy vite më parë.

Postimi i Abdixhikut:

Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë.

I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret.

E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot.

Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/