image Abdixhiku pas votimit: Pres pjesëmarrje masive të qytetarëve

Politikë

Abdixhiku pas votimit: Pres pjesëmarrje masive të qytetarëve

news image

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Ai, pas votimit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht.

“Zgjedhjet janë festë e demokracisë, vullnetit të lirë të popullit të Kosovës. Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot vendoset fati i Republikës për katër vitet e ardhshme. Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/