image Abdixhiku: Nuk e mbaj mend që më ka uruar Veliu kur u zgjodha kryetar i LDK-së

Politikë

Abdixhiku: Nuk e mbaj mend që më ka uruar Veliu kur u zgjodha kryetar i LDK-së

news image

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka thënë se ka marrë urime të shumta nga kolegët për zgjedhjen e tij në krye të partisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ai thotë se nuk mban mend nëse në mesin e atyre që e kanë uruar të ketë qenë edhe Agim Veliu.

“Nuk mbaj mend, mund ta kem ngatërruar”, thotë Abdixhiku në Syri.net.

Por, Abdixhiku e kujton që ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, nuk e ka uruar kur fitoi garën për të parin e këtij subjekti politik./Gazeta Sinjali/