Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LDK shtoi se i pari i partisë ia ka bërë të qartë sllovakut qëndrimin e LDK-së, e që është pro përfundimit të dialogut me njohje reciproke, kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues.
Postimi i plotë.
Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajcak.
Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.