Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit në RTK, ku ky i fundit tha se LDK-ja është partia më afër VV-së për nga pikëpamjet dhe idetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku e kundërshtoi këtë duke thënë se në fakt, Vetëvendosja është më larg LDK-së në ideologji, vlera dhe qasje ndaj shtetndërtimit.
“Absolutisht s’është e vërtetë. Më së largu ata me neve janë. Edhe për nga pikëpamjet ideologjike, edhe për nga vlerat e edhe për nga ajo se si e shohim Kushtetutën, ligjet, shtetndërtimin etj.”, tha Abdixhiku, në T7.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!