Deputeti i Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku ka sulmuar kundërshtarët dhe opinionistët për kritikat ndaj LDK-së. Ai ka thënë se kjo po ndodhë pasi ata kanë frikë nga uniteti i LDK-së.
“Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në facebook.
Ai i ka thënë se LDK është unike përderisa ka shtuar se zgjedhjet në këtë parti janë një sinjal për ndryshim në mbarë vendin.
“Në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë. Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas. Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash”, ka shkruar anëtari i brezit të ri të LDK-së në rrjetin e tij në facebook. /Sinjali/