image Abdixhiku kritikon sërish Kurtin: Ky zotëri nuk po guxon të marrë vendime, Qeveri populliste pa politikë të jashtme

Politikë

Abdixhiku kritikon sërish Kurtin: Ky zotëri nuk po guxon të marrë vendime, Qeveri populliste pa politikë të jashtme

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e keqja më e madhe që po i ndodhë Kosovës, është pasi kryeministri Albin Kurti po ka frikë të marrë përgjegjësinë në dialog me Serbinë dhe mospjesëmarrja është në dëm të vendit tonë.

Abdixhiku duke përmendur mundësinë e mirë që ka Kosova për shkak të drejtuesve në ShBA dhe BE, ndikimin që kanë ambasadorët në vendin tonë e në Serbi, si dhe miqtë tjerë të Kosovës, ka thënë se vendi ynë po humb duke mos shfrytëzuar këtë mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të dalë e t’i thotë qytetarëve se kjo është prioritet numër një.

“Kryeministri po rrinë indiferent dhe vetëm po shtyhet çka tha Vuçiqi e çka ky atij. Mos marrja e përgjegjësisë është popullizëm. Ky zotëri nuk po guxon të marrë vendime, vendimi i parë që do të duhej është që duhet të ulet në dialog. Këta kur dalin jashtë thonë se Kosova është çliruar, unë kur dal jashtë nuk flas për Qeverinë sepse është vendi im, por këta janë të tmerrshëm dhe popullistë që nuk kanë politikë të jashtme, pasi nuk janë prezent në qendrat kryesore botërore”, tha ai, duke shtuar se LDK kërkon përgatitje për dialog, futje në dialog dhe zgjidhje përfundimtare me njohje reciproke.

Sipas tij, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se çështja e targave që Serbia i ka lëshuar pa afat për qytetarët e Kosovës, do të zgjas vetëm deri në 6 muaj, por janë futur në pafundësi për shkak të paaftësisë.

Ai ka thënë se opozitarizmin do ta bëjnë si LDK e jo si një trup i përbashkët, edhe pse jo rrallë herë kanë dhënë nënshkrime për seanca.

“Narracionin se opozita s’po bën asgjë e ka bërë Albin Kurti, për çfarë opozite po flet kur e le atë vetëm me katër komuna”, tha ai në Tv Dukagjini.

/GazetaSinjali/