image Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO

Politikë

Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur veprimin e Gjermanisë për ta rritur buxhetin e saj për mbrojtje në 100 miliardë euro vetëm për këtë vit.

Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO sot ka një mundësi të re. Gjithashtu theksoi se institucionet dhe diplomacia duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta arritur këtë qëllim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Le të shfrytëzojmë këtë moment të ri për një hap të madh historik. Le t’i nxisim të gjitha potencialet tona në këtë drejtim”, thotë Abdixhiku në postimin e tij në Facebook.

Më tutje Abdixhiku thotë se “Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnë anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë”.

/Gazeta Sinjali/