image Abdixhiku: Këso rritje të çmimeve nuk kanë ndodhur as në 20 vjetët e fundit

Politikë

Abdixhiku: Këso rritje të çmimeve nuk kanë ndodhur as në 20 vjetët e fundit

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që Qeveria të marrë masa për rritjen e çmimeve, që sipas tij nuk kanë ndodhur as në 20 vjetët e fundit.

Abdixhiku thotë se po provohet të jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt. Ai e quan një vit të mbylljes ekonomike ku e kemi pasur rënien më të madhe ekonomike që pasluftës së vitit 1999.

“Kur krahason një vit të ri me vitin 2020 çdo numër është më i mirë. Po çfarë është e vërteta, një bombë postpandemike, ka pasur edhe rritje të çmimeve. Kjo është rritja më e madhe në 20 vjetet e fundit, madje në produkte bazike. Është e padrejtë që qytetarët edhe të paguajnë më shtrenjtë edhe të japin më shumë kontribut në Trust”, tha Abdixhiku.

“Inflacioni në Kosovë është 7.1%. Është rritja më e madhe historike në 22 vitet e fundit. Dhe në disa produkte bazike brenda një viti, rritja është deri në 40%. Çështja është çfarë bëni ju si qeveri?”, tha Abdixhiku, duke pyetur nëse Qeveria ka ndonjë pako fiskale.

“Në qoftë se p.sh. nafta sot është 1.42 cent dhe ju si Qeveri vazhdoni t’i merrni 36 cent akcizë dhe mbi të edhe 18% të tjera TVSH, normalisht që do të konsideroni që të ardhurat e doganës, ATK-së janë më të mira”, tha kryetari i LDK-së.

/GazetaSinjali/