image Abdixhiku ia përmend Kurtit narcizoizmin politik: Ka diskrepancë në njohjen e krizës - Sinjali

Abdixhiku ia përmend Kurtit narcizoizmin politik: Ka diskrepancë në njohjen e krizës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfaqur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se po e refuzojnë njohjen e krizës ekonomike që ka kapluar vendin e më të cilën po përballen qytetarët.

I pari i LDK-së, u shpreh se për propozimet e tyre për reduktim të akcizës në naftë dhe produkte të tjera bazike, po hasin në rezistencë të pakuptueshme, përcjell klankosova.tv.

”Ne ka rreth katër muaj që kemi nisur propozimin e 7 marsit e 2022-ës për reduktimin e akcizës në naftë dhe reduktimin e TVSH-së në naftë produkteve tjera bazike si rezultat i krizës së shkaktuar të çmimeve në Europë por edhe në Kosovë”.

”Si rezultat ne kemi hasë në rezistencë të pakuptueshme të pushtetit rreth argumentimeve tona që kemi ngritur”.

”Për ne nafta është lëndë e parë, dhe është lëndë e parë e 140 produkteve në Kosovë që konsumohen rregullisht e vazhdimisht. Çdo shtrenjtim në naftë përkthehet në shtrenjtimin e qindra produkteve në Kosovë”.

”Tatimet e vërtetë që s’janë ndryshuar në këtë kohë, por çmimet kanë ndryshuar. E meqë tatimet janë në përqindje, qytetarët janë ata që po paguajnë më shumë”.

”Inflacioni në Kosovë është 13% brenda një viti, sipas agjencisë së statistikave brenda Zyrës së Kryeministrit. Dhe në produkte bazike është shumë më tepër sesa 13%. Sepse 13% është mësatarja. Por për njerëzit e shtresës me të ardhura më të ulëta, dhe mesatare, produktet janë shtrenjtuar shumë më shumë”.

”Shembull buka: nga 30centë arrin në 60 centë”.

”Goditja me çmime për produkte bazike, është shumë e lartë”.

”Këtë po ua themi ne qeverisë: Ju mos e rrezikoni mbushjen e buxhetit, por mbanë në nivelet e planifikuara prej ardhjes në pushtet”.

”Sepse qeveria po merr para më shumë nga rritja e çmimeve”.

”Kam përshtypjen që këta fillimisht nuk po e njohin krizën, po thonë: S’ka krizë”.

”Nëse e dëgjon fjalimin e kryeministrit, është pak a shumë kështu: ‘Unë jam në pushtet, njerëzit po kontribuojnë vullnetarisht tatime më tepër’”.

”Është njëfarë narcizoizmi politik në veten. Kur thua që ju po paguani tatime më me qejf tani sepse jam unë këtu, e nuk e kupton se ka inflacion, e për shkak të rritjes së çmimeve qytetarët duhet të paguajnë tatime më shumë, pra ti ke diskrepancë në njohjen e gjendjes. Nuk kam dëgjuar asnjë propozim logjik kundër propozimit tonë, por s’është vetëm i joni”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin