image Abdixhiku ia anuloi tenderin 110 milionësh, Lekaj thotë se po e shkatërrojnë sistemin e ndërtuar për 20 vite

Kosovë

Autostrada/ Abdixhiku ia anuloi tenderin 110 milionësh, Lekaj thotë se po e shkatërrojnë sistemin e ndërtuar për 20 vite

news image

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku para katër ditësh anuloi tenderin 110 milionësh të ish- ministrit Pal Lekaj, për ndërtimin e autostradës së Anamoravës. Ndërsa Lekaj thotë se ai po e bën këtë për interesa të ngushta të tij dhe se Qeveria Kurti do të shkatërrojë një sistem që është ndërtuar që 20 vite.

“Sa i përket vendimit të ministrit, së pari tek ai duhet të mbizotërojë fuqia e ligjit. Të ndjek procedurat ligjore dhe mos të marrë vendime për interesa të ngushta klanore apo partiake. Nuk mendoj që ministri dhe qeveria Kurti kanë ardhur për të shkatërruar një sist em që e kemi ndërtuar që 20 vite dhe t’i atakojë vendimet”, ka thënë Lekaj për kp.

Ndërkaq për Autostradën e Dukagjinit, Lekaj është shprehur se do të kundërshtojnë çdo vendim që merret kundër kësaj autostrade.

“Është e pavend që të atakohen 624 mijë banorë të asaj ane. T’i qitësh si nuk ekzistojnë në Kosovë. Ne jemi këtu për të kundërshtuar edhe këtë vendim që është i pavend. Qytetarët e asaj ane janë mjaft të mllefosur”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/