image Abdixhiku e quan Qeverinë grup mjeranësh: Ta lësh Kosovën pa aleatë është tradhti

Politikë

Abdixhiku e quan Qeverinë grup mjeranësh: Ta lësh Kosovën pa aleatë është tradhti

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza të ashpra kah Qeveria Kurti lidhur me raportet me aleatët ndërkombëtarë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi mund të ecë pa aleatë.

“Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndërrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë. Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë”, shkroi ai.

Sipas kreut të LDK-së, ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti, ndërsa kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.

Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa…

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, November 9, 2022

/GazetaSinjali/