Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas thirrjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie, duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj këtij procesi.
Abdixhiku ka deklaruar se gjatë pesë viteve në krye të LDK-së, ky do të jetë Kuvendi i katërt i partisë, ndërsa ka theksuar se nuk e ka parë të nevojshëm zhvillimin e një procesi të tillë në këtë periudhë.
“E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë dhe të pavend. Një proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm dhe përçarës, jo për fatin tim individual, por për dëmet dhe plagët që i janë shkaktuar LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se sipas tij, koha, vendi dhe mënyra e organizimit të këtij Kuvendi nuk i shërbejnë interesit të partisë.
Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se data 30 korrik do të jetë një moment i rëndësishëm për subjektin politik, ku do të përcaktohen drejtimet e ardhshme të partisë dhe rruga që do të ndjekë LDK-ja në periudhën e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!