image Abdixhiku e Cramon bashkëbisedojnë me shqiptarët në Hamburg

Politikë

Abdixhiku e Cramon bashkëbisedojnë me shqiptarët në Hamburg

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në Gjermani së bashku me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, kanë takuar shqiptarët në Hamburg.

Abdixhiku në profilin e tij ka shkruar se mbrëmë, në Hamburg, së bashku me Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, ishin mysafirë folës në ngjarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti Oda e V.

“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian”, ka theksuar kryetari i LDK-së.

Abdixhiku , më tej tha se LDK, këtë potencial duan ta përfshijnë në çdo nivel tonin politik.

/GazetaSinjali/