image Abdixhiku: Ditë e rëndë për Kosovën, në ditë si këto fjalë humbin

Sociale

Abdixhiku: Ditë e rëndë për Kosovën, në ditë si këto fjalë humbin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Abdixhiku ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se është i prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.

“Ditë e rëndë për Kosovën!

Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.

Në ditë si këto, fjalët humbin.

Falënderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.

Po presim me ankth të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/