image Abdixhiku dakordohet me kryesinë që të vazhdohet diskutimi vetëm me Vjosa Osmanin

Politikë

Abdixhiku dakordohet me kryesinë që të vazhdohet diskutimi vetëm me Vjosa Osmanin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Kryesia e re e ka mbështetur propozimin e tij që kjo parti të vazhdojë diskutimet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai para mediave ka nënvizuar se ata do të jenë opozitë, por ka përseritur se LDK është që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit. Na duhet president që I përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/