image Abdixhiku: Askush nuk ka shumicën, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe jo të vazhdojmë këtë cirk

Politikë

Abdixhiku: Askush nuk ka shumicën, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe jo të vazhdojmë këtë cirk

news image

Pas seancës së Kuvendit, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke theksuar se aktualisht askush nuk ka shumicën. Ai ka shtuar se LDK-ja ka bërë një propozim për të adresuar këtë situatë, duke ftuar për një takim gjithëpërfshirës që të çojë në një zgjidhje për krizën politike, shkruan Gazeta Sinjali.

“LDK-ja ka propozuar një iniciativë, jo për protagonizëm, por për të ofruar mundësinë e organizimit të një takimi, përfshirë edhe presidenten. Thelbësore është të gjejmë një zgjidhje dhe jo të vazhdojmë këtë cirk. Partitë qëndrojnë në pozita që krijojnë një situatë të ngatërruar, dhe ndonëse i kuptoj pozitat e tyre, realiteti është se askush nuk ka shumicën në Kosovë,” ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që të mos flitet për votat e LDK-së, duke nënvizuar se propozimi i partisë është i hapur për të gjithë dhe është mundësia më e mirë për tejkalimin e situatës aktuale. Abdixhiku ka theksuar se nëse partitë nuk janë të gatshme për një marrëveshje, LDK-ja do të vazhdojë të bëjë thirrje për dialog dhe gjithëpërfshirje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/