image Abdixhiku akuzon Kurtin dhe Qeverinë e tij: Jeta e qytetarëve s’ka qenë kurrë më e pasigurt - Sinjali

Abdixhiku akuzon Kurtin dhe Qeverinë e tij: Jeta e qytetarëve s’ka qenë kurrë më e pasigurt

news image

Në kuadër të nismës për takime rajonale Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Lipjan, u tha se në vjeshtën e këtij viti do të publikohet programi, “Lidhja për të Ardhmen”, për çka u potencua se do të përfshihen edhe kërkesat e qytetarëve.

Gjatë takimit me qytetarë të rajonit të Prishtinës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do të ofrojë qeverisje të pastër, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne do të ofrojmë qeverisje të pastër, të zotë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse. Në anën tjetër do të fillojmë me një program politik që është përparimtar dhe progresiv dhe zhvillimor për të gjithë Kosovën. Sot do të flasim për dixhitaizimin, planifikimin dhe transformimin e shërbimeve komunale”, tha ai.

Abdixhiku kritikoi edhe Qeverinë Kurti të cilën e quajti të paaftë.

Kosovës sot i duhet një projekt i qartë politik dhe shpresëdhënës që siguron zhvillimin ekonomik dhe euroatlantik. Kosova se ka luksin të mbesë peng i të shkuarës dhe aq më pak populizmit dhe propagandës… Vendi ynë është peng i populizmit, arrogancës së pushtetit dhe jo kompetencës qeverisëse. Për këtë arsye jeta e qytetarëve tanë nuk ka qenë kurrë më e pasigurtë sikurse siç është e ardhmja euroatlantike. Pushteti populist ka kohë që ka treguar dhe dëshmuar paaftësinë në Kosovë. Këtë paaftësi sot gjejmë krizën e jashtëzakonshme ekonomike, çmimet e larta zymtësinë qeverisëse në politikë të brendshme dhe të jashtme”, tha ai.

Nga ana tjetër, tre kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës që vijnë nga LDK premtuam dixhitalizim më të madh.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, turmë dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin