image Abbott vlerëson punën e autoriteteve kosovare në menaxhimin e situatës me covid-19

Kosovë

Politikë/ Abbott vlerëson punën e autoriteteve kosovare në menaxhimin e situatës me covid-19

news image

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj është takuar sot me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, me një theks të veçantë në gjendjen pas shpalljes së pandemisë me COVID-19, që ka përfshirë shumicën e vendeve të botës dhe vendin tonë.

Gecaj e njoftoi Abbott për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit  dhe për menaxhimin e përgjithshëm të situatës. Ai vlerësoi se të gjitha ekipet që po merren me këtë situatë janë duke bërë një punë të shkëlqyer, me guxim dhe profesionalizëm janë duke iu qasur kësaj pandemie.

Ndërsa, diplomati britanik, Nicholas Abbott, vlerësoi punën që janë duke bërë autoritetet e Kosovës në menaxhimin e kësaj situate dhe vlerësoi gatishmërinë e gjithë qytetarëve të Kosovës për kujdesin që kanë treguar, në ndjekjen e udhëzimeve të institucioneve të Kosovës./GazetaSinjali/