image Abbott takohet me Konjufcën, flasin për procesin e zgjedhjes së presidentit

Politikë

Abbott takohet me Konjufcën, flasin për procesin e zgjedhjes së presidentit

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin britanik në vend, Nicholas Abbott.

Në këtë takim thuhet se është biseduar për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Abbott ofroi mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Britanik Nicholas Abott. Ai ka uruar z. Konjufca për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.Kurse kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.Z. Konjufca a ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /GazetaSinjali/