Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mbështetur iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se nuk ka asnjë gjë të keqe për vendin që po e qeveris ai.
Së këndejmi, Abazoviq ka deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, raporton B92-shi serb.
“Do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të shkoj në cilësinë e kryeministrit”, deklaroi kryeministri malazez.
Ai tha se nëse dikush mendon që me Ballkan të Hapur do të zëvendësohet nisma integruese evropiane, atëherë Mali i Zi nuk do të marrë pjesë. Por, sipas tij, Ballkani i Hapur nuk është projekt i këtillë.
Përkundër deklarimeve të Abazoviq, i një pajtimi për projektimin e Malit të Zi në iniciativën ballkanase nuk ka qenë presidenti malazez, Milo Gjukanoviq. Ai përgjatë një konferencë që e pati në kuadër të vizitës në Kosovë e kundërshtoi këtë iniciativë dhe tha se nuk e përkrah atë.
Kundërshtim Ballkanit të Hapur po i bën edhe Kosova e Bosnja dhe Hercegovina.